Bie dollari amerikan, rritet euro – ERTV

Bie dollari amerikan, rritet euro

Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.6 për qind dhe u këmbye me 111.785 dollarë amerikanë për jen. Kjo rënie e largoi dollarin amerikan nga niveli i tij i lartë që shënoi një ditë më parë ku u këmbye me 112.725 dollarë amerikanë për jen.

Franga zviceriane u rrit me 0.2 për qind dhe u këmbye me 0.9687 franga zviceriane për dollarë amerikanë.

Dollari australian ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 0.7926 dollarë australianë për dollarë amerikanë.

Dollari i Zelandës së Re ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7284 NZD për USD.

Ndërsa monedha euro, avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1954 euro për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave ajo shënoi një rënie prej 0.8 për qind.

Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.2 për qind duke shkuar në nivelin 92.052 .DXY.