

E kishin konceptuar mëngjes pune për tu prezantuar me ministren e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Sonila Qato, atë që e konsiderojnë si avokaten e interesave të tyre në qeveri, por sipërmarrësit nuk kanë mundur si të mos parashtronin kërkesat e tyre më imediate.
“Këshilli Kombëtar Ekonomik duhet të jetë pranë ministrit të Sipërmarrjes. Pranë këtij këshilli duhet të funksionojnë disa komisione. Ka ardhur koha për një ligj të ri të Këshillit Kombëtar të Ekonomisë, ku natyrisht ka vetëm dy palë: sipërmarrja dhe qeveria”, tha Luan Bregasi i “Biznes Albania”.
Ndërsa Ines Muçostepa, kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë, u shpreh: “Në detyrën e rëndësishme që ju mbuloni, na konsideroni partnerët më të mirë. Së bashku të punojmë që roli i sipërmarrjes në vendimmarrjet lidhur me politikat ekonomike të forcohet. Bëhuni partnerja jonë më e afërt për forcimin e rolit të sipërmarrjes shqiptare në procesin e integrimit në tregjet rajonale dhe europiane”.
Agim Rrapaj, President i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, deklaroi: “Janë 354 000 ferma dhe vetëm 30 000 janë të formalizuara. 90% janë të paformalizuara. Që mjedisi të marrë produktet tona, duhet të formalizohemi”.
Ministrja Sonila Qato u garantoi mbështeje të plotë dhe zhdukjen e të gjitha burokracive që krijohen ndaj tyre: “Qeveria dhe administrata do të vihen në dispozicionin tuaj pa kushte, në kufijtë e ligjshmërisë dhe transparencës së plotë. Kjo do të ndodhë përmes krijimit të një platforme efektive, konkrete dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit mes nesh. Për të fuqizuar rolin tuaj në nivelet më të larta të qeverisjes dhe për të udhëhequr së bashku sipërmarrjen drejt një modeli të suksesshëm dhe të një kulture të re të bashkëqeverisjes”.
more recommended stories
Nuk lëshoi kupon tatimor, 150.000 lekë gjobë për “Hotel Rogner”
Kontrolli tatimor është ndalur edhe tek.
Antiterrorizmi, ligji i ri për sekuestrimin e parave në kufi
Pezullohen lejet e Hidrocentraleve. Balluku: Do të kontrollohen të gjitha
Jo më koncesione të pakërkuara, prej 1 korrikut
Qeveria do të ndalojë koncesionet e.
Euro bie, depozitat rriten; Shqiptarët kanë 4 miliardë euro në banka
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk.
Norma e interesit mund të rritet vitin tjetër
Banka e Shqipërisë ka vendosur të.
ERE: Çmimi i energjisë nuk ndryshon për vitin 2019
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur.
Zhvlerësimi, a është dorëzuar euro pa kushte?!
Euro vazhdon rënien e lirë duke.
Kthimi i Buxhetit 2019 – A bllokohet Qeveria?
Buxheti, Civici: Duhet rritur mbështetja për arsimin, por vështirë 5%
Ndërsa Presidenti i vendit, Ilir Meta.