Cash Warren i dashuruar si ditën e parë me Jessica Alba! – ERTV

Cash Warren i dashuruar si ditën e parë me Jessica Alba!

Edhe pse së shpejti do të festojnë një dekadë të martesës së tyre, ata vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditën e parë që janë njohur.

Cash Warren në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail” ka treguar se është jashtëzakonisht i dashuruar me bashkëshorten e tij, duke shtuar se ajo është një nënë e përkryer dhe një femër shumë seksi.

“Çdo mëngjes kur e shoh teksa fle krah meje mahnitem nga bukuria e saj dhe mendoj sesa me fat jam që e kam një grua si Jessica. Ajo është një mama perfekte për fëmijët tanë dhe një grua e multitalentuar.”

Momentalisht Jessica është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë e sipas disa thashethemeve mund të jetë në pritje të një tjetër vajze.