Gjermani, Exit Polls: Angela Merkel merr mandatin e katërt – ERTV

Gjermani, Exit Polls: Angela Merkel merr mandatin e katërt

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rizgjedhur për herë të marrë drejtimin e vendit për herë të katërt, ky është rezultati që japin shifrat e sondazheve pas mbylljes së procesit të votimit.

Sipas Exit Polls, koalicioni i CDU/CSU, fiton me 33.5 % të votave duke mbetur partia më e madhe në Parlamentin gjerman.

Ndërsa socialdemokratët e SPD të Martin Schulz marrin 20% të votave, duke mbetur forcë e dytë në vend.

Ndërkohë që surprizë në këto zgjedhje pritet të jetë numri i vendeve në Parlament që do të marrë partia e ekstremit të djathtë AFD, e cila sipas Exit Polls do të ketë një rezultat historik me 13 % të votave.