Kylie Jenner shtatzënë, pret një vajzë?! – ERTV

Kylie Jenner shtatzënë, pret një vajzë?!

Kylie Jenner duket se pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scott. Çifti kanë rreth 7 muaj që janë në lidhje dhe mesa duket jeta e tyre do të ndryshojë krejtësisht.

20-vjeçarja duket mëse gati të bëhet nënë. Ajo është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe sapo ka zbuluar se pret një vajzë. Fillimisht çifti e ka bërë të ditur këtë lajm për familjarët e tyre e më pas shoqërisë së gjerë.

Ishin pikërisht këta të fundit ata të cilët e kanë konfirmuar këtë lajm të papritur fillimisht për “TMZ” e më pas për “Daily Mail”. Kylie është treguar e kujdesshme në rrjetet sociale duke mos dashur të postojë asnjë foto të shkrepur së fundmi ku shfaqet me barkun e fryrë por ky ishte një sekret i cili nuk do të mbetej për shumë kohë i tillë.