Ndahet një çift tjetër i showbizit shqiptar?! – ERTV

Ndahet një çift tjetër i showbizit shqiptar?!

Vetëm disa muaj të shkurtër zgjati lidhja e reperit kosovar Mozzik dhe modeles Loreda Nazefi.

Fillimisht ata kanë preferuar ta mbajnë të fshehur lidhjen e tyre duke u shfaqur në rrjetet sociale vetëm nëpërmjet komenteve që i linin njëri-tjetrit nëpër foto.

Megjithatë në momentin që u shfaqën hapur i kemi parë të lumtur duke postuar foto të ndryshme, gjithashtu edhe video ku ndanin me fansat dashurinë për njëri-tjetrin.

Ditën e sotme u konfirmua se ata janë zyrtarisht të ndarë. Të dy palët kanë fshirë të gjitha fotot nga instagrami që kishin së bashku dhe kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin. Edhe pse ende nuk është dhënë një deklaratë zyrtare këto detaje tregojnë qartësisht shenjat e një ndarjeje.