

Katherine Johnson, një prej tre matematicienëve me ngjyrë të punësuara në programin hapësinor amerikan në vitet 1960-të, e që Hollivudi i ktheu në subjektin e filmit “Hidden figures”, ka parë t’i vihet emri i saj një ndërtese të NASA-s.
Agjencia Amerikane e Hapësirës e çeli qendrën më të re kërkimore në Hampton të Virxhinias duke e quajtur “Katherine G. Johnson Computational Research Facility” . 99-vjeçarja ndodhej aty për të prerë shiritin e përurimit e për t’u dhënë ca këshilla të rinjve në sallë.
“Bëni më të mirën tuaj, por duhet ta pëlqeni atë që bëni, ky është kushti. Nëse ju pëlqen ajo që bëni, do të keni rezultate shumë të mira, nëse nuk ju pelqen, epo turp t’ju vijë”, tha ajo.
Johnson ishte një e ashtuquajtur “kompjuter njerëzor” në qendrën kërkimore Langley të NASA-s, ku përllogariste trajektoret e fluturimeve të para të Amerikës në hapësirë. Ajo është gjithashtu një personazh qendror i librit “Hidden figures”, ndërsa në përshtatjen e bërë për ekranin e madh interpretohet nga Taraji P. Henson.
Qendra e re me sipërfaqe 3.500 metra/katrore do të mbështesë të gjitha misionet inovative kërkimore dhe zhvilluese të Agjencisë Amerikane të Hapësirës.
more recommended stories
Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur
Universi është drejt fundit. Ky fund.
Bullgarët blejnë Telekomin. Investitor edhe një shqiptar
Telekom Albania është në mbyllje të.
Ujë në Mars?! NASA pranë gjetjes së përgjigjes
NASA do të përpiqet të ulë.
“Facebook ёshtё pёrdorur pёr tё nxitur dhunёn”
Njё raport i pavarur i pёrgatitur.
Testohet në Turqi transmetimi Ultra HD 8K
Türksat ka testuar një transmetim në.
SpaceX kishte premtuar të dërgonte turistë të pasur në hënë brenda 2018-s
Vitin e shkuar, kompania e raketave.
Në radhë për “iPhone 8”
“iPhone 8” ka dalë në shitje.
Facebook i jep të dhëna Kongresit amerikan
Facebook do t’i dorëzojë Kongresit amerikan.
Londra ndal Uber
Autoritetet e Transportit në Londër vendosën.