

Fenerbahçe mundi rivalët e qytetit, Beshiktashin, në atë që njihet edhe si derbi i Stambollit, duke ashpërsuar edhe më shumë luftën për titullin në futbollin turk, por 90 minutëshi nuk do të mbahet mend për rezultatin 2-1.
Arbitri i saj u detyrua të nxirrte 5 herë kartonin e kuq dhe plot 9 herë të verdhin, në një përballje të karakterizuar nga tensionet në fushë dhe në shkallët e stadiumit.
Fillimisht të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë, kur Neto për Fenerbahçen dhe Quaresma për Beshiktashin u ndëshkuan me kartona të kuq, në minutat 43 dhe 45.
Pjesa e dytë ishte edhe më e ashpër, në të cilën u panë edhe 4 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Dy lojtarë nga Beshiktashi, Hutchinson dhe Ozyakup, u ndëshkuan me largim nga fusha në minutat 85 dhe 90. Ndërsa për ekipin vendas u ndëshkua Koybasi në minutën e 88.
Përveç kësaj, policia u detyrua të ndërhynte disa herë për të vendosur qetësinë në shkallët e impiantit “Tükrü Saracotlu”. Me këtë fitore, Fenerbahçe ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë, kurse Beshiktashi është në të dytin, me 13 pikë.
more recommended stories
Majlinda Kelmendi e pathyeshme edhe në Tel Aviv
Na dha fitoren ndaj Serbisë, avokati tregon çelësin e suksesit
Dy futbollistë të Partizanit drejt Serie A
Nga Italia vjen një lajm që.
Fabregas zhgënjen kuqezinjtë, ‘parkohet’ në Monako
Mesfushori spanjoll Francesk Fabregas ishte kthyer.
Xhaka ‘ndan’ Arsenalin: I shtrenjtë apo i domosdoshëm!
E kërkon Roma, Panucci pranë largimit nga Shqipëria
Pozitat e Eusebio di Franceskos në.
Zyrtare, Man.United i tregon derën Mourinhos, dorëheqje apo shkarkim?!
Jose Mourinho nuk është më trajneri.
Mema qan papërgjegjshmërinë e lojtarëve. Gega: Rëndësi kanë tre pikët
Një fitore 2-1 me përmbysje shijon.
Tiranës s’i bën punë as macja e zezë. Partizani fiton me përmbysje
Një fitore në derbi nuk shijon.
Pirro Dhima: Grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve
Kampioni olimpik dhe Presidenti i Federatës.