Dollari i qëndrueshëm, euro bie serish – ERTV

Dollari i qëndrueshëm, euro bie serish

Pavarësisht ndërhyrjes përtej normales së Bankës së Shqipërisë për të zhvlerësuar Lekun kundrejt Euro-s, duket se monedha shqiptare pas pak ditësh humbje, po forcohet sërish ndjeshëm ndaj monedhës së huaj.

Monedha euro ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1744 euro për dollarë amerikanë, duke u larguar kështu nga niveli i saj i lartë ku u këmbye me 1.1840 euro për dollarë amerikanë, të shënuar më datë 7 qershor.

Ndërkohë dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u tregtua me 110.50 dollarë amerikanë për jen, duke shkuar kështu edhe shumë pranë nivelit të më të lartë në këto tre javët e fundit.

Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me 0.1 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij më të lartë në shtatë muajt e fundit.

Pesoja meksikane shënoi nivelin e saj të ulët për 16 muaj rrjesht kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 13.345 peso për dollarë amerikanë.

Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3358 GBP për USD, niveli më i dobët në më shumë se një javë.

Lira turke ra me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 4.6154 lira për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli më i dobët në më shumë se një javë.