

“Italia e para”, fryma e qeverisë së re që kopjon moton e Donald Trumpit mund ta lërë vendin pa një poltrone serioze në BE.
“Corriere Della Sera” ngre pyetjen nëse pas një viti, Italia do të mbetet pa poste të rëndësishme brenda bllokut.
Angela Merkel, thotë e përditshmja prestigjioze, preferon “besnikët”. Ka mbetur një vit nga zgjedhjet e ardhshme europiane dhe pak më shumë se aq për ndryshimin e drejtimit te institucioneve kyçe.
Nga maji deri në dhjetor të 2019-ës, BE-ja duhet të ketë kryetarë të rinj të parlamentit, komisionit, Këshillit Europian, një përfaqësues tjetër të lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë si dhe një president të ri të Bankës Qendrore.
Manovrat e mëdha kanë nisur sipas “Corriere”-s, një pjesë në dritën e diellit, shumica në hije. Por gjeografia e re e pushtetit në Bruksel rrezikon të sjellë një mungesë të Italisë.
Aktualisht vendi është i mirëpërfaqësuar: Mario Draghi në krye të BQE-së, Antonio Tajani drejton Parlamentin Europian dhe frerët e diplomacisë i janë besuar Federica Mogherinit. Por Berlini e ka shtuar ndjeshëm aksionin diplomatik për të siguruar pozicione strategjike brenda unionit.
Qeveria e re populiste italiane nga ana tjetër ka ngjallur shqetësim në Bruksel, të ushqyera më së fundi edhe nga episodi i anijes së emigrantëve “Acquarius”, e cila me urdhër të ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, nuk arriti të ankorohej e të zbriste në tokë qindra klandestinët e mbledhur në bord.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.