Rikuperon euro, bie dollari. Të dyja humbasin ndaj Lekut – ERTV

Rikuperon euro, bie dollari. Të dyja humbasin ndaj Lekut

Moendha euro u këmbye mëngjesin e ditës së sotme me 1.1801 euro për dollarë amerikanë, duke e rimarrë veten nga niveli i ulët që shënoi një ditë më parë ku u këmbye me 1.1725 euro për dollarë amerikanë. Kështu monedha euro po i afrohet niveli të saj më të lartë të shënuar në 7 qershor ku u këmbye me 1.1840 euro për dollarë amerikanë.

Ndërsa dollari amerikan humbi pikë kundrejt jenit, duke u këmbyer me 110.06 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivlin e tij të lartë ku u këmbye me 110.85 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 93.481 .DXY.

Dollari australian ra me 0.35 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7551 dollarë australianë për dolalrë amerikanë.

Pesoja meksikane ra në nivelin e saj më të ulët në këto 16 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.

Lira turke avancoi me 0.3 për qind mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 4.6319 lira për dollarë amerikanë.

Paundi britanik avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.341 GPB për USD, njëkohësisht edhe më i larti gjatë kësaj jave.

Por faktor mbetet se monedha vendase, Leku po fiton terren ndaj monedhave të huaja.