Kur Fadil Hasa lexonte për vdekjen e tij – VIDEO – ERTV

Kur Fadil Hasa lexonte për vdekjen e tij – VIDEO

Artisti i Merituar Fadil Hasa u nda nga jeta një ditë më parë, por rolet e tij do të mbeten të pavdekshëm.

Vite më parë në një kamera të fshehtë atë e shpallën të vdekur, shaka të cilën ai e priti me humor.

Prej kohësh gjigandi i skenës së humorit, vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën e mësoi pak javë më parë.

Fadil Hasa është nderuar katër herë me çmimin “Aktori më i Mirë i Humorit”. Ikona e estradës së Durrësit u lind në Durrës me 8 prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike si: Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini Zëvendësi i grave (1987)… Shabani

Kreu gjimnazin “29 Nëntori” ne Shkoder. U aktivizua dhe u be i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit qysh me grupin e Estrades Amatore te Portit të Durrësit (1963-1970). Për pasojë ne vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, më 1993. Ka luajtur shumë role në komedi me një akt, skecë, parodi e pantomime, dialoge dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.

U bënë ë njohura per publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek “Or ti i keshillit”,” Hamdiu” te Mysafiri i paftuar,” Qyli” (monolog) etj. F. Hasa ka luajtur edhe ne disa filma, si: Zevendesi i grave, Mao Ce Dun (Hekurani, 2004), Trapi i vjeter (oficeri, 2005), Lutje dashurie (besimtar mysliman, 2005