

Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar pranimin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ka treguar edhe emrin që e zëvendëson në këtë post.
Gjeneral Sandër Lleshi do të jetë emri i ri që do të drejtojë ministrinë e Brendshme bën me dije Rama, duke publikuar edhe propozimin e tij të firmosur dërguar Presidentit Meta.
“Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në postimin e tij.
Por kush është Gjenerali Sandër Lleshi
Kryeministri Rama i ka propozuar Presidentit të Republikës emërimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ish-ushtarak në pension, Lleshi ka mbajtur që prej vitit 2013, kur Rama erdhi në pushtet, detyrën e këshilltarit të Kryeministrit për cështjet e Sigurisë.
Më herët karriera e tij ka qenë tërësisht dedikuar Forcave të Armatosura, ku si post më lartë ka pasur atë të numrit dy të Ushtrisë, si zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm, detyrë në të cilën u emërua nga ish-Presidenti Bamir Topi.
Sandër Lleshi ka qenë edhe komandant i Akademisë Ushtarake “Skëndërbej”, ku edhe vetë ka kryer studimet e mesme e të larta. Në CV-në e tij ushtarake bien në sy trajnime të shumta në Gjermani. Në po këtë shtet, gjatë viteve 2003-2006, Sandër Lleshi ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Shqipërisë. Karriera e tij ushtarake u ndërpre në vitin 2013 kur me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes të kohës, Arben Imami, Presidenti Nishani e shkarkoi nga detyra.
Këtë vendim, Lleshi e ankimoi në Gjykatë ku edhe fitoi të drejtën e dëmshpërblimit. Me ndryshimin e pushteteve, Rama e mori në Kryeministri gjeneralin, emrin e të cilit tha se kishte dëgjuar për herë të para nga Ismail Kadare, që ia kishte propozuar për President të Republikës.
Gjeneral Sandër Lleshi pritet të marrë një nga postet më të lakmuara qeveritare, atë të ministrit të Brendshëm, dikaster për të cilin brenda Partisë Socialiste janë përplasur e vijojnë të përplasen rryma të ndryshme. Por vetë ai nuk ka angazhime politike në këtë forcë politike e nuk vjen nga rradhët e saj. E shkuara e tij ushtarake i jep gati-gati profilin e një ministri teknik, gjë që mendohet se është preferuar nga Kryeministri Rama, edhe për të qetësuar konfliktet e brendshme të socialistëve.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Del dhe akuzon në emër të qytetarëve, por kush është në të vërtetë Ina Zhupa?!
Të gjithë e njohim Ina Zhupën..
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.