

Në kuadër të Ditës së Kombeve të Bashkuara, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është zhvilluar aktiviteti dedikuar rinisë, me titull: “Është koha e të rinjve!”. Pesë të rinj të cilët kanë dhënë një shembull të veçantë në zhvillimin e komunitetit, falë iniciativës, angazhimit dhe veprimtarisë të tyre, u vlerësuan me çmime mirënjohjeje në këtë aktivitet.
Në fjalën përshëndetëse, Ministri Bushati u shpreh se një ndër përparësitë tona, do të jetë nxitja dhe përfshirja e rinisë në agjendën e sigurisë dhe paqes për të nxjerrë më shumë në pah dhe për të administruar kontributin e tyre në zhvillimin politik, ekonomik e shoqëror.
Vendi ynë theksoi ai, beson fort në rolin e brezit të ri në dobi të pajtimit, forcimit të sigurisë, në ndërtimin dhe qëndrueshmërinë e paqes dhe zbatimin e Agjendës 2030. Ai shtoi se, Shqipëria kandidon për kryesinë e OSBE-së për vitin 2020 duke dëshiruar të japë kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në hapësirën e OSBE-së dhe të zgjerojë angazhimin në çështjet europiane dhe ndërkombëtare. Gjithashtu kandidon për një vend anëtar të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për termin 2022-2023, në zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2021, duke besuar se multilateralizmi është formula më e mirë, e sprovuar, për të ruajtur arritjet dhe për të garantuar të ardhmen, në respekt dhe barazi.
Brian James Williams, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara u shpreh: “Kombet e Bashkuara prezantuan në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit strategjinë “Youth2030″, një strategji globale e cila synon të garantojë fuqizimin e 1,8 miliardë të rinjve në mbarë botën për të arritur potencialin e tyre dhe për t’u përfshirë në vendimmarrjen publike, si dhe t’i ndihmojë ata të gjejnë dhe zbatojnë zgjidhje ndaj sfidave të zhvillimit. Këtu në Shqipëri, familja e Kombeve të Bashkuara është krenare për përpjekjet që po bëhen në çdo drejtim për të rritur nivelin e punësimit, arsimimit dhe formimit të të rinjve, për të përmirësuar aksesin e tyre në kujdesin dhe shërbimet shëndetësore dhe për t’i përfshirë ata në arritjen e OZHQ-ve”.
Gjatë prezantimit të projektit, Đuro Blanuša, Sekretari i Përgjithshëm i RYCO u shpreh: “Tani më shumë se kurrë në Ballkanin Perëndimor nevojitet një qasje rajonale kundrejt dialogut dhe pajtimit. Bashkëpunimi paqësor ndërmjet shoqërive tona, dhe veçanërisht ndërmjet të rinjve, është me rëndësi thelbësore nëse dëshirojmë të ndërtojmë një rajon më të mirë dhe më të begatë, pjesë e BE-së dhe botës.
Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka bashkëpunuar me qeverinë dhe një sërë aktorësh të tjerë për të mbështetur punësimin e të rinjve përmes zhvillimit të aftësive të tyre dhe programeve novatore, si dhe për të nxitur qasjen e të rinjve në shërbimet e shëndetit riprodhues, dhe programet e saj janë shtrirë deri tek të rinjtë me aftësi të kufizuara, të rinjtë nga komuniteti rom, të rinjtë që kanë probleme me ligjin dhe në luftën kundër dhunës në familje.
24 tetori shënon Ditën e Kombeve të Bashkuara. Organizata e Kombeve të Bashkuara u themelua zyrtarisht më 24 tetor 1945, kur Karta e OKB-së u ratifikua nga shumica e 51 shteteve anëtare të asaj kohe. Sot kjo ditë kremtohet çdo vit në të gjithë botën dhe njihet si Dita e Kombeve të Bashkuara.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Del dhe akuzon në emër të qytetarëve, por kush është në të vërtetë Ina Zhupa?!
Të gjithë e njohim Ina Zhupën..
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.