Tahiri është i pafajshëm, Artan Hoxha tregon “provat” – ERTV

Tahiri është i pafajshëm, Artan Hoxha tregon “provat”

I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka shuar një kureshtje të madhe rreth çështjes Tahiri, pasi ish-ministri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të fortë në favor të tij, por pa dhënë detaje rreth saj.

Artan Hoxha zbuloi në studion e “Top Talk”, se Tahiri ka dorëzuar sot në Prokurori, vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila e shpall të pafajshëm ish-ministrin në çështjen “Habilaj”.

“Më 27 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Katanias ka nisur hetim më vete ndaj Tahirit. Ndërsa më 10 tetor të këtij viti ai është shpallur i pafajshëm nga kjo Gjykatë”, u shpreh Artan Hoxha, duke zbuluar se është pikërisht ky vendim që studioja ligjore e Saimir Tahirit në Italia ka siguruar për ish-ministrin.

Ky vendim i Gjykatës së Katanias, për Artan Hoxhën nuk mbyll hetimet në Tiranë, por është një provë e fortë në favor të tij.

“Tahiri ka dorëzuar këtë vendim sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nuk mbyll hetimet, por është një provë e fortë për të”, u shpreh Artan Hoxha.