Tahiri në Prokurori: Dorëzova një provë të re – ERTV

Tahiri në Prokurori: Dorëzova një provë të re

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të re, deçizive siç e quan ai për procesin ndaj tij.

“Dorëzova një provë që e quaj decizive për procesin. Kam mbi 1 vit që dëgjoj dhe kam heshtur. prisni edhe pak”, u shpreh ish-ministri

Ish-ministri i Brendshëm u shoqërua në prokurori nga avokati i tij, Maks Haxhia, për të paraqitur prova të reja, por nuk dihet se për çfarë çështjeje.

Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe fati i tij lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës.