Humbjet në energji, për herë të parë zbritën në 23.9% – ERTV

Humbjet në energji, për herë të parë zbritën në 23.9%

Për herë të parë në Shqipëri humbjet në sektorin energjetik kanë zbritur në 23.9%.

Kështu bëri të ditur sot ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për ecurinë e sektorit të energjisë në vend.

“Vazhdon ecuria pozitive e sektorit të energjisë elektrike. Treguesit e 9-Mujorit të Operatorit të Shpërndarjes konfirmojnë se për herë të parë në Shqipëri humbjet kanë zbritur në 23.9%. Për të njëjtën periudhë të vitit 2013 ato ishin 43.4%””, thekson Gjiknuri.

Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes krahasuar me nivelin e humbjeve në rrjet në 2013 kanë qenë -19.5% dhe krahasuar me 2017 -2.9%.

“Niveli i arkëtimeve për 9 mujorin 2018 ka qenë 49.47 miliardë lekë, pra 2.8% ose 1.34 miliardë lekë më shumë se një vit më parë”, thuhet në të dhënat e OSSHE.

Lidhur me kujdesin ndaj klientit në 2017 ka patur 45 289 ankesa, zgjidhshmëria 30 437. Ndërsa në 2018 ka patur 31 699 dhe zgjidhshmëria 32 786 .