“Bilbilat dhe kopilat kёrkuan qё tё futesha nё burg” – ERTV

“Bilbilat dhe kopilat kёrkuan qё tё futesha nё burg”

Ish-ministri i Brendshёm, Saimir Tahiri, nё njё konferencё pёr shtyp sulmoi ata qё e kanё akuzuar gjithё kёsaj kohe, duke i quajtur “bilbila dhe kopila”.

“Bilbilat dhe kopilat kёrkuan qё tё futesha nё burg. Nuk e themi ne, thonin, por antimafia italiane. Dhe unё ua bёra qejfin duke kёrkuar qё tё hetohesha nё Itali”, shprehet Tahiri.

Mё tej ai sqaron se Antimafia italiane ka verifikuar gjithçka, fatura fiskale, kamera, tabulate telefoni dhe doli nё pёrfundimin se janё gёnjeshtra

“Janё verifikuar tё gjitha lёvizjet e mia nё zonёn Shengen dhe ёshtё mbyllur gjithçka. Kёto i thotё Prokuroria e Antimafias italiane dhe mё dorёzuan kёtё vendim tё qartё si dielli”, tha Tahiri.

“Unё po ndaj me ju njё lajm tё mirё pёr mua dhe familjen time. Ёshtё forcё pёr ata njerёz tё thjeshtё qё kanё besuar te unё, edhe pse nuk ishte e thjeshtё tё besoje te unё pёr shkak tё heshtjes sime”, shtoi Tahiri.

Ish-ministri u paraqit me kёrkesё tё tij 3 ditё mё parё nё Prokurorinё e Krimeve tё Rёnda, ku tha se do tё dorёzonte prova vendimtare pёr procesin nё ngarkim tё tij.

Nё kёtё vendim thuhet e Tahiri ka qenё nё hetim nga prokuroria italiane prej datёs 27 tetor tё vitit tё kaluar nga prokuroria e Catania-s me akuzёn e trafikut tё drogёs mbi bazёn e pёrgjimeve tё çёshtjes Habilaj.

Pas hetimeve prej mё shumё se njё viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova qё implikojnё ish-ministrin shqiptar tё Brendshёm duke kёrkuar arkivimin ose mbylljen e çёshtjes.

Vendimi ёshtё marrё nga Gjykata e Hetimeve Paraprake nё datё 2 tetor, ndёrsa çёshtja nё ngarkim tё Habiljave vijon nё Catania, pasi hetimi pёr Tahirin ishte i veçuar.