

Erion Veliaj ishte i pranishëm në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit – përmirësimi i shëndetit të fëmijëve”, organizuar në Gjenevë, ku morën pjesë ministra, kryetarë bashkish, krerë të organizatave ndërqeveritare etj, për të diskutuar mbi sfidat dhe gjetjen e zgjidhjeve për uljen e ndotjes.
Tirana është përzgjedhur nga OBSH si një nga qytetet që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, por ende mbetet shumë punë për të bërë.
“Jam shumë i lumtur sa herë që Tirana përmendet për mirë dhe zë një pjesë të vëmendjes ndërkombëtare për të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur. Jam sot krenar që Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet që ka avancuar më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit, pastërtisë. Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, nuk kishim një kompani që bënte pastrimin e qytetit, kur mendoj se nuk kishim një landfill modern, kur mendoj se si sheshi “Skënderbej” ishte pushtuar nga makinat, Pazari i Ri me makina, Parku i Liqenit i shpartalluar, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë”, tha ai.
Duke cituar raportin e OBSH, e cila jep alarmin se fëmijët e vegjël janë ata që e vuajnë më shumë ndotjen që vjen veçanërisht nga makinat, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të reduktojnë në maksimum lëvizjen me mjete.
Ai nënvizoi se prioritet i Bashkisë së Tiranës është vijimi i axhendës mjedisore, për më shumë hapësira pedonale, mbjelljen e një numri rekord pemësh dhe uljen e përdorimit të makinës.
Në vizitën e tij në Zvicër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan. Dy homologët shprehën gatishmërinë për të punuar së bashku në çështje me interes të përbashkët për dy qytetet.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Skandali i “Byzylykëve” 1.5 milion euro. Pse SPAK-u duhet të hapë dosjen për Lorenc Dybelin dhe Ermal Beqirin?
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.