Rruga e prishur në Lezhë, 200 metra larg qendrës – ERTV

Rruga e prishur në Lezhë, 200 metra larg qendrës

Edhe pse shumë herë është ngritur si shqetësim askush nuk ka marre mundin të investojë në këtë pjesë të qytetit vetëm 200 metra larg qendrës banorët shprehen se kjo është situatë shqetësuese, sidomos gjatë stinës së dimrit, pasi reshjet e bëjnë totalisht të pakalueshme, ndërkohë që gjatë stinës së verës, pluhuri është i pranishëm çdo ditë.

Madje, edhe mbushja e disa gropave të kësaj rruge është bërë nga vetë banorët e zonës, të cilët janë ankuar disa herë pranë bashkisë, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Veç faktit të infrastrukturës, banorët deklarojnë edhe një tjetër problem, që ia shton përkeqësimin situatës. Sipas tyre, ky aks është kthyer në një parkim të paligjshëm për autobusë dhe taksi, duke ua vështirësuar edhe më shumë lëvizjen.