City luan “tenis” e merr kreun – ERTV

City luan “tenis” e merr kreun

Manchester City luan tenis me Southampton dhe kryeson i vetëm Premier Leaguen angleze pas javës së 11-të. Në Etihad Stadium skuadra e Pep Guardiolës mposhti 6-1 Southampton-in e Mark Hughes duke përfituar nga ndalesa e Liverpoolit në supersfidën ndaj Arsenalit për t’u shkëputur me 2 pikë avantazh në krye të renditjes.

Autogoli i holandezit Hoetd në minutën e 6-të vetëm sa hapi “thesin” sepse në harkun e 18 minutave të para City shënoi dhe dy herë të tjera me Agueron e David Silvan.

Ings shënoi golin e vetëm për Southamptonin me penallti pas gjysmë orë lojë, por pjesa e parë u mbyll me golin Sterling në minutat shtesë. Sërish Sterling në minutën e 67-të dhe Sane në fund vulosën goleadën e City-it. Nuk fali as Chelsea që në Stamford Bridge mposhti 3-1 Crystal Palace duke barazuar Liverpoolin në kuotën e 27 pikëve dhe duke e parakaluar në renditje në sajë të goleavarazhit më të mirë.

Morata i dha avantazhin Chelsea-it në pjesën e parë ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë Townsend ndëshkoi skuadrën e Sarrit. Megjithatë për t’i dhënë tre pikët e radhës Chelsea-it, menduan Morata e Pedro që me golat e tyre në minutat 65-të dhe 70-të, fiksuan shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-1.