Tirana si destinacion turistik – ERTV

Tirana si destinacion turistik

Tirana kohët e fundit ka patur një shtim të konsiderueshëm të turistëve. Nga peizazhet e bukura të Petrelës, Shën Gjergjit, Boka e Brarit, Liqeni i Farkës etj, një tjetër destinacion është bërë njohur për kryeqytetin ai i Liqenit të Vrapit pranë zonës së Kombinatit.

Në postimet e fundit të Kryetares së Partisë Socialiste Tiranë, Blerina Gjylameti shihet pika jo shumë e njohur e Tiranës.

Bashkë me dhjetëra të rinj, Gjylameti ka preferuar të udhëtojë me linjën e urbanit për një fundjavë ndryshe në destinacionin më të ri të kryeqytetit.

Për t’i tërhequr nga e përditshmja monotone dhe larg kafeneve, Gjylameti bashkë edhe me disa deputetë të Tiranës, zgjodhën të jenë pranë të rinjve për bashkëbisedim miqësor, piknik dhe lojëra të ndryshme.