“Bohemian Rhapsody” debutim ëndrrash në SHBA – ERTV

“Bohemian Rhapsody” debutim ëndrrash në SHBA

“Bohemian Rhapsody”, filmi biografik rreth legjendës së muzikës, liderit të grupit “Queen”, Freddie Mercury, pati një debutim të shkëlqyer në SHBA, duke arkëtuar 50 milionë dollarë.

Personazhi kryesor interpretohet nga Rami Malek, ndërsa Ben Hardy, Gwylim Lee e Joseph Mazzello janë në rolin e anëtarëve të grupit Roger Taylor, Brian May e John Deacon.

Në kastin e aktorëve janë edhe Lucy Boynton, Allen Leech, Tom Hollander e Mike Myers.

I përshkruar si një film biografik me rëndësi dhe i fuqishëm për figurën e Freddie Mercury, “Bohemian Rhapsody” sjell te publiku muzikën e paharrueshme dhe të përjetshme të “Queen”, duke treguar historinë e Mercury dhe të grupit, si dhe sëmundjen e tij që e largoi shpejt nga bota.