Fillon procesi gjyqёsor baronit tё drogёs “El Chapo” – ERTV

Fillon procesi gjyqёsor baronit tё drogёs “El Chapo”

Sot nё Nju Jork fillon pёrzgjedhja e jurisё pёr gjyqin ndaj baronit meksikan tё drogёs “El Chapo” Guzman.

Autoritetet po shtojnё masat e sigurisё pёr seancёn gjyqёsore, duke pёrfshirё mbajtjen sekret tё emrave tё 12 njerёzve qё do tё shёrbejnё nё juri dhe gjashtё tё tjerёve rezervё. Deklaratat hapёse tё gjyqit pritet tё fillojnё mё 13 nёntor.

Meksika e ekstradoi El Chapon nё Shtetet e Bashkuara nё vitin 2017. Qё nga ajo kohё ai mbahet nё izolim nё njё burg federal tё Nju Jorkut. I akuzuari nuk i ka pranuar akuzat se drejton njё operacion masiv trafiku droge nё Amerikёn Veriore, ku hyjnё pastrimi i parave, rrёmbime dhe vrasje nё qytete tё tilla amerikane si Çikago, Majami dhe Nju Jorku. Nёse shpallet fajtor, ai mund tё dёnohet me burgim tё pёrjetshёm.

Departamenti amerikan i Drejtёsisё thotё se nё rolin e kartelit Sinaloa, Guzman mbikёqyrte kontrabandёn e kokainёs, heroinёs dhe drogave tё tjera tek shpёrndarёsit nё disa qytete kryesore amerikane.

Prokurorёt thonё se qeveria amerikane po kёrkon konfiskimin e 14 miliard dollarёve si pjesё tё çёshtjes.

I akuzuar si shef i kartelit Sinaloa, Guzman ёshtё arratisur dy herё nga burgje tё sigurisё sё lartё nё Meksikё. Pёrveç shtimit tё masave tё sigurisё pёr gjyqin ndaj “El Chapo-s”, autoritetet po pёrpiqen tё mbrojnё dёshmitarёt nga ndёshkimet e mundshme tё kartelit. Disa prej tyre po mbahen nё burgje speciale, ndёrsa tё tjerё janё nё programe tё mbrojtjes sё dёshmitarёve.