Sylvester Stallone zbulon premierën e “Rambo 5” – ERTV

Sylvester Stallone zbulon premierën e “Rambo 5”

Sylvester Stallone rikthehet për të treguar më shumë informacione rreth filmit të shumëpritur “Rambo 5: Last Blood”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ylli i kinematografisë zbuloi se kur pritet ta ketë premierën kapitulli i fundit i kësaj sage.

Ishte parashikuar në vitin 2020, por mesa duket “Rambo 5” do të vijë në sallat e kinemasë më herët seç pritej, në vjeshtën e vitit 2019.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.