Arkitektura moderne e Stambollit – ERTV

Arkitektura moderne e Stambollit

Nëse kur dëgjoni për qytetin e Stambollit ju vijnë në mendje vetëm pamje xhamish, minaresh e kishash bizantine, atëherë nuk e keni parë anën moderne të qytetit, që është kapur me shumë art nga fotografi Jener Torun.

Duke fokusuar herë ngjyrat e ndezura të pallateve të reja, herë detajet e vogla arkitekturore, fotografi 35-vjeçar e paraqet metropolin turk si një kënd lojërash harè.

“Mund të keni parë pjesët historike, pjesët e lashta e nostalgjike të qytetit”, tha ai në një intervistë telefonike për CNN. “Ato fotografi janë të bukura. Më pëlqejnë edhe mua. Por unë kam dashur të sjell diçka të re, diçka ndryshe”.

Duke u endur nëpër periferitë e qytetit, kushti i vetëm i Torunit, para se të zgjedhë ndërtesat që do të fotografojë, është që të jenë plot ngjyra. Më pas i rendit me kompozime të zgjuara, duke vënë në dukje gjeometritë e fshehta të strukturave, që nga shkallët që ngrihen drejt dyerve e deri te fasadat shumëngjyrëshe./// CNN