“Facebook ёshtё pёrdorur pёr tё nxitur dhunёn” – ERTV

“Facebook ёshtё pёrdorur pёr tё nxitur dhunёn”

Njё raport i pavarur i pёrgatitur me kёrkesёn e “Facebook”-ut zbuloi se platforma ёshtё pёrdorur nga disa pёrdorues pёr tё “nxitur dhunёn” nё Mianmar.

Nё raportin e pavarur tё pёrgatitur nga organizata joqeveritare “Business for Social Responsibility (BSR)”, me temё “Vlerёsimi i Ndikimit tё tё Drejtave tё Njeriut: Facebook nё Mianmar”, thuhet se Facebook dhe platformat e tjera tё medias sociale kanё siguruar “mjedis tё pёrshtatshёm” pёr pёrpapjen e shkeljeve tё tё drejtave tё njeriut nё Mianmar.

“Disa pёrdorues kanё dashur tё pёrdorin Facebook-un si njё platformё pёr tё dobёsuar demokracinё nё vend dhe pёr tё nxitur dhunёn jashtё linje”, thuhet nё raport.

Ndёr tё tjera nё raport ёshtё tёrhequr vёmendja se platforma nё disa raste ёshtё pёrdorur pёr tё dezinformuar dhe pёr tё pёrhapur retorikat e urrejtjes ndёrsa ёshtё nёnzivuar se Facebook nё Mianmar “ёshtё bёrё mjet i atyre qё kanё dashur tё pёrpahin urrejtje dhe tё shkaktojnё dёme”.

Gjithashtu raporti thekson se Facebook duhet tё zbatojё nё mёnyrё mё tё rreptё politikat e saj aktuale mbi gjuhёn e urrejtjes dhe paralajmёroi kundёr rrezikut pёr pёrsёritjen e shkeljeve tё mёtejshme tё tё drejtave tё njeriut para zgjedhjeve qё do tё mbahen nё vitin 2020.

Facebook nё gusht mbylli disa llogari dhe faqe me arsyetimin se ato kanё patur rol nё dhunёn kundёr popullsisё muslimane nё rajonin e Arakanit nё Mianmar, thuhet ndёr tё tjera.

Nё njё deklaratё me shkrim nё faqen e internetit tё kompanisё u bё e ditur mbyllja e 52 faqeve nё Facebook, njё llogari instagrami dhe 18 llogari tё Facebook, pёrfshirё edhe llogaritё personale tё shefit tё Shtabit tё Pёrgjithshёm tё Mianmarit, gjeneralit Min Aung Hlaing, si dhe llogarinё e televizionit Myawady qё ёshtё organi zyrtar i transmetimeve tё ushtrisё.

Spastrimi etnik ndaj muslimanёve tё Arakanit

Sipas OKB-sё, qё nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 700 mijё refugjatё Rohingya, pjesa mё e madhe gra dhe fёmijё, u detyruan tё largohen nga Arakani nё Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisёn persekutimin ndaj komunitetit pakicё musliman. Organizatat ndёrkombёtare pёr tё drejtat e njeriut kanё dёshmuar nёpёrmjet imazheve satelitore se qindra fshatra janё shkatёrruar.

Marrёveshja e nёnshkruar midis qeverive tё Mianmarit dhe Bangladeshit pёr kthimin e qytetarёve tё Arakanit nё territorin e tyre mbetet nё praktikё pa efekt pasi nuk ёshtё e mundur tё dokumentohet gjendja e tё zhvendosurve.

Organizatat ndёrkombёtare dhe tё OKB-sё pёr tё drejtat e njeriut, dhunёn kundёr muslimanёve tё Arakanit e konsiderojnё “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Qeveria e Mianmarit e cila kufizon nё masё tё madhe hyrjen e organizatave tё ndihmave dhe mediave ndёrkombёtare nё rajonin e Arakanit, deri mё sot nuk ka pёrmbushur premtimet qё ka dhёnё nё lidhje me rikthimin e muslimanёve tё Arakanit.

Organizatat e tё drejtave tё njeriut janё tё shqetёsuara se rikthimi i muslimanёve tё Arakanit nё Mianmar pa ofruar njё mjedis tё sigurtё do tё çojё nё njё fushatё tё re tё spastrimit etnik.

more recommended stories