Rama: Kushtetuta nuk njeh refuzimin e ministrave – ERTV

Rama: Kushtetuta nuk njeh refuzimin e ministrave

Nё Shqipёri, kryeministri Edi Rama tha sot se kushtetuta nuk i njeh asnjё tё drejtё presidentit pёr tё refuzuar propozimet pёr ministra, duke theksuar se refuzimi pёr dekretimin e gjeneralit Sandёr Lleshi nё postin e ministrit tё Brendshёm, kishte shkaktuar njё krisje kushtetuese.

Deklaratat e tij zoti Rama i bёri gjatё seancёs sё parlamentit ku u votua shkarkimi i zotit Fatmir Xhafaj, ndёrsa mё pas nё mbledhje qeverie emёroi zotin Lleshi si zёvendёsministёr tё Brendshёm, duke i besuar drejtimin e kёtij institucioni. Po sot, pas njё viti, presidenti Meta dekretoi drejtorin e ri tё shёrbimeve sekrete Helidon Bendon.

Nё fjalёn e tij nё parlament, zoti Rama shmangu tonet e ashpra ndaj presidentit Ilir Meta, ndonёse mesazhet dёrguar kёtij tё fundit nuk ishin tё pakta. Ai fillimisht i kushtoi njё pjesё tё gjatё arsyetimit se pёrse sipas tij, kushtetuta nuk i njeh tё drejtёn Kreut tё Shtetit pёr tё refuzuar propozimet pёr anёtarё tё kabinetit qeveritar. “Kushtetuta i ka tё pёrcaktuara njё pёr njё, e zeza mbi tё bardhё, tё 12 kompetencat e Presidentit tё Republikёs. Ndёr to nuk figuron gjёkundi kompetenca e refuzimit tё Kryeministrit, pёr sa kohё ky gёzon besimin e shumicёs nё Parlament dhe po njёsoj, tё ministrave qё gёzojnё besimin e Kryeministrit”, deklaroi ai.

Zoti Rama lexoi letrёn qё kishte marrё nga presidenti Meta, pёrmbajtja e sё cilёs ishte ajo e bёrё publike, e ku shpjegohej se kreu i Shtetit nuk kishte krijuar bindjen e plotё pёr emёrimin e zotit Lleshi. Njё formulim qё siç tha zoti Rama nuk kishte asnjё referencё kushtetuese apo ligjore.
Sipas kryeministrit, “krisja nё kёtё rast nuk ёshtё personale, as politike. Krisja ёshtё kushtetuese dhe ne do tё bёjmё çmos nё radhё tё parё pёr ta ngjitur, uroj tё gjejmё edhe nga ana e Presidentit tё Republikёs dёshirёn dhe durimin pёr tё mos ta çuar krisjen nё thyerje”.

Tё dy drejtuesit mё tё lartё tё Shtetit u takuan tё dielёn, ndёrsa dje Presidenti Meta reagoi duke thёnё se nuk do tё lejojё “asnjё tentativё pёr tё sfiduar autoritetin e institucionit tё Kreut tё Shtetit”. Zoti Rama u shpreh sot i habitur nga pёrmbajtja e deklaratёs sё zotit Meta e cila mbyllej me referenca mbi ndarjen e pushteteve nё kohёn e komunizmit, duke deklaruar se e kishte patur gati replikёn, porse sipas tij “kjo kohё dhe ky vend imponojnё pёrqendrim tek rrugёdalja nga situata e paprecedente qё ёshtё krijuar prej refuzimit tё paprecedent tё Presidentit tё Republikёs pёr tё firmosur dekretimin e njё ministri. Ky ёshtё njё moment delikat sepse ёshtё vёnё nё pikёpyetje njё ekuilibёr i rёndёsishёm institucional i vendit. Uroj me gjithё zemёr qё e gjitha kjo tё mos bёhet me njё qёllim qё shkon pёrtej dekretit pёr gjeneral Sandёr Lleshin”.

Zoti Rama u shpreh se kishte besim se presidenti nuk e kishte thёnё fjalёn e fundit pёr kёtё temё dhe pse afati ka skaduar siç e pranoi dhe vetё, duke shtuar se “do t’i japim disa ditё kohё jo vetёm Presidentit qё ta bluajё kёtё çёshtje pёr tё krijuar bindje tё plotё, por dhe vetes pёr tё hedhur hapin tjetёr”. Hapi i parё i paralajmёruar ishte ai i emёrimit sot tё zotit Lleshi nё postin e zёvendёsministrit tё Brendshёm, menjёherё pasi nё sallёn e parlamentit u votua dekreti pёr shkarkimin e zotit Xhafaj, i cili dha dorёheqjen disa ditё mё parё. Zoti Rama e shoqёroi personalisht zotin Lleshi nё ministrinё e Brendshme, tё cilёn ai do ta drejtojё plotёsisht, ndonёse “de jure”, pa titullin e ministrit.

Mё herёt, gjatё ditёs Presidenti Meta kishte njoftuar dekretimin e drejtorit tё ri tё Shёrbimit Informativ Shtetёror, Helidon Bendo. Edhe ky i propozuar qё prej njё viti nga kryeministri Edi Rama, por me emёrimin e mbajtur pezull, ndёrkohё qё vijoi ta drejtonte institucionin, si zёvendёsdrejtor i shёrbimit.