SHBA, s’ka incidente gjatë votimit – ERTV

SHBA, s’ka incidente gjatë votimit

Megjithë shqetësimet lidhur me ndërhyrjen e huaj, sipas monitorëve federalë, zgjedhjet e së martës për në Kongres, nuk janë shoqëruar nga ndonjë incident.

Edhe pse votimet ende nuk kanë përfunduar, nuk është raportuar për ndonjë sulm kibernetik ndaj sistemit elektoral amerikan nga Rusia, apo aktorë të tjerë të huaj. Sipas njoftimeve, në të 170 mijë qendrat e votimit që ka vendi, nuk ka patur ndërhyrje, apo ndonjë shkelje të rëndësishme.

Në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët thanë se agjencitë e zbulimit, nuk kishin vënë re ndonjë shenjë “fushate të koordinuar” për të prishur zgjedhjet e së martës.

Ndërkohë, ka patur njoftime për radhë të gjata dhe mosfunksionim të makinave në disa qendra votimi në orët e para të mëngjesit, sidomos në shtetin e Xhorxhës.