“Bularati”, Rama: Qirje Kadrinj, s’i kam hedhur benzinë zjarrit – ERTV

“Bularati”, Rama: Qirje Kadrinj, s’i kam hedhur benzinë zjarrit

Kryeministri Edi Rama iu kthye ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës.

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë tha se po sulmohet jo vetëm nga mediat greke, por edhe nga ato shqiptare, duke shtuar se kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë, paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, shkruan Rama në rrjetin social.