Koha pёr tё parё njё Edi Rama ndryshe – ERTV

Koha pёr tё parё njё Edi Rama ndryshe

Nga Sulejman Mato

Kam pasur gjithmonё kureshtjen pёr tё bёrё vёzhgime tё imta tё personaliteteve letrare, publike, nё jetёn e tyre tё pёrditshme, pasi, si thotё Dostojevski “ka ca imtёsira, tё cilat tregojnё karakterin e njeriut”.

Edi Ramёn e kam njohur nё moshё tё re, nё shkollёn tetё-vjeçare “Alqi Kondi”, mё pas, ka rёnё rasti ta njoh dhe mё mirё, si piktor dhe si pedagog tё Akademisё sё Arteve.

Evidentimi i tij si njё lider i ri politik u shpёrfaq nё ditёt e dhjetorit tё vitit nёntёdhjetё, nё kohёn kur Shqipёria po hynte nё vorbullёn e ndryshimeve demokratike dhe vendi kishte nevojё pёr liderё tё rinj, qё do tё pёrfaqёsonin kёtё lёvizje tё re, e cila do tё finalizohej me krijimin e njё partie tё re.

Ashtu si Zgalemi, i skicёs poetike tё Gorkit, i cili shfaqet nё kohё furtunash, ashtu dhe piktori Edi Rama, nё ato ditё dhjetori u ngrit mbi tё gjithё bashkёmoshatarёt e tij, pёrmes ciklit “Refleksione”, duke shfaqur pikёpamjet e tij antikomuniste, liberal-demokratike dhe antikonformiste.

Profesori dhe piktori i ri, shtatgjatё, qytetar, tiranas, plot ёndrra, ambicioz, i pёrgatitur pёr njё kohё tё tillё, sa i kishte mbushur tё tridhjetat. Ai doli para intelektualёve nё sallёn e Akademisё sё Arteve me ide tё guximshme, nё kundёrshtim me partinё ku aderonte i ati i tij.

Ishte njё çast qё duhej vlerёsuar. Nё krye tё themeluesve tё PD-sё ishte Azem Hajdari njё lider tjetёr populist. Mirёpo, ato ditё nё skenёn e Institutit tё Arteve, u ngrit njё intelektual i pavarur, qё tё jepte leksione pёr demokracinё. Dhe ishim ne tё gjithё, mё tё pёrgatitur dhe mё tё moshuar se Edi Rama, qё patёm kёnaqёsinё t’i dёgjonim ligjёratat e tij emocionuese.

Dhe ja…Pas njё pёrjashtimi tё bujshёm nga radhёt e demokratёve, dhe pas ca peripecive emigracioni, ai kthehet sёrish nё politikё, i sprovuar, i pjekur, me eksperiencё, kthehet nё Shqipёri si ministёr Kulture.

Merita e pikasjes sё anarshistit-liberal, Rama, si njё lider i ardhshёm i partisё, i pёrket Fatos Nanos. Pranimi i kёtij posti, si pёrfaqёsues i njё partie tё cilёn disa vite mё parё e kishte anatemuar, edhe pse dukej dyshues, ёshtё nё llojin e lёvizjeve tё disa individёve me pikёpamje liberale, tё cilёt pozicionohen nё politikё, sipas situatave qё u krijohen. Ministri i ri kulturёs hyri nё politikё, i fuqishёm, karizmatik, me eksperiencё nё perёndim.

Personaliteti i Edi Ramёs do tё shfaqej sёrish, por tashmё si pjesёtar i njё grupi tё majtё politik…Pёr Edi Ramёn, me sa e njoh unё, as nё fillimet e veta nuk ka pasur rёndёsi, ngjyra partiake. Ai ishte njё ekstremist qё donte tё shembej sistemi i vjetёr dhe qё dha kontributin e vet nё ato ditё dhjetori.

I nisur nga ekstremi i djathtё, ai arriti tё bёhej njё lider kryesor dhe i pazёvendёsueshёm i sё majtёs, duke pёrdorur sloganin “pёrtej sё majtёs dhe tё djathtёs” njё slogan qё i pёrshtatej vetёm atij dhe mund ta kuptonin vetёm ata qё e njihnin Edi Ramёn, i cili gjer atёherё mund tё quhej njё i djathtё i konvertuar, ose njё i majtё liberal.

Zgjedhjet e fundit e konfirmuan dhe mё mirё profilin e tij si lider i njё tё majte europiane. Takimi i fundit, kokё mё kokё, me Lulzim Bashёn dhe platforma politike pёr tё qeverisje tё pёrbashkёt me tё djathtёt, e po kёshtu edhe dalja nё zgjedhje me dy gishtat lart, apo simbloli i ri i trendafilit tё P.S-sё me dy gishtat, simboli i P.D-sё, fshehtёsisht kanё treguar se Edi Rama ёshtё njё lider, i cili qёndron vёrtet pёrtej sё majtёs dhe tё djathtёs, ose, ta themi ndryshe, mbi vizionin dhe interesat mediokre tё sё majtёs dhe tё djathtёs shqiptare.

Kristaq Rama fliste me krenari pёr djalin e tij tё madh, dhe kur u fut nё liceun artistik dhe kur nisi basketbollin…dhe kur pёrmendte detaje tё karakterit tё tij impulsiv. Kristaqi i donte njerёzit e zot si Edi… Njё mёngjes trokiti nё derёn time. “Mё duhen dy muratorё,- mё tha,- nga ata nxёnёsit e tu tё shkollёs sё mbrёmjes. Edi ka pёrplasur derёn fort dhe ka rёnё fortesa qё lidh derёn me murin. “E mora me tё qeshur. Sigurisht, njё nervozizёm i madh e kishte detyruar nxёnёsin e liceut tё pёrplaste kaq fort derёn…Njё rast tjetёr, i cili nuk ka shumё lidhje me Edin, por, ndryshe nga ajo si e servir Berisha figurёn e Kristaq Ramёs, dhe pёr tё treguar sa i thjeshtё, familjar dhe njerёzor ishte Kristaqi, njё herё tjetёr e kam shoqёruar gjer te zyra e Ramiz Alisё. Do t’i fliste pёr banesёn e tij tё vogёl. Pas takimit u kthye i mёrzitur. “Ia hodha fjalёn dy-tri herё,- mё tha,- por ai qeshte. I tregova qё Edi fle nё njё kanape. I shtojmё te kёmbёt njё pupё…Ai shkrihej gazit…Hahaha! Hahaha! Sikur shkova pёr ta gajasur.”

E tregova kёtё episod pёr tё thёnё qё, Edi Rama edhe pse me njё baba, skulptor tё nderuar, deputet, nuk ёshtё rritur nё pekule, pasi Kristaq Rama, e kishte tё vёshtirё tё kёrkonte privilegje pёr familjen e tij.

Intelektualёt si Kristaq Rama pushteti i kaluar i mbante afёr pёr tё kuruar imazhin e vet. Ne qё e kemi jetuar ato kohё dhe kemi pёshpёritur pёsh- pёsh, pёr hallet e artistёve dhe shkrimtarёve e dimё mirё se sa komunistё ishin disa nga kёta shkrimtarё dhe artistё, madje dhe vet Kadare, Agolli e Berisha, i cili nё rastin mё tё parё e flaku teserёn e partisё dhe u bё lider i partisё kundёrshtare.

Ngjitja e Edi Ramёs nё pushtet pas kthimit nga emigracioni ishte njё ngjitje e beftё, spektakolare. U desh vetёm njё telefonatё nё mbrёmjen e ceremonisё mortore, zoti Nano e merrte nё telefon duke e uruar me fjalёt “Zoti Ministёr…”

U desh vetёm njё vit nё postin e ministrit tё Kulturёs qё Rama tё evidentohet si njё kurator, transformator dhe reformator i asaj ministrie, gjer nё detaje, gjer nё transformimin e zyrave, tё ambienteve tё punёs dhe tё personelit, duke dashur tё japё kёshtu mesazhin dhe imazhin e njё shteti perёndimor.
Njё vit mё pas ngjitja e tij nё shkallёt drejt zyrёs sё kryebashkiakut tё Tiranёs ishte shkreptimё e beftё drejt majave tё pushtetit. Si kryeredaktor i gazetёs “Tirana-Bashkiake”, kam qenё prezent atё mёngjes. E vёrejta me kujdes kur hyri te porta e hekurt, mё pa dhe mё shkeli syrin shoqёrisht…Impozant, i ndjekur nga dhjetёra punonjёs partie, elegant, me kostum tё zi, me shiritin e bashkiakut harkuar mbi supe, madhёshtor, ambicioz, krenar dhe i sigurt pёr punёt e mёdha qё e prisnin nё kёtё detyrё tё re, tё administratorit tё njё qyteti njё milionё… Nuk mund ta harroj mёngjesin tjetёr, kur unё u gjenda nё zyrёn e tij, Mё ftoi miqёsisht t’i ulesha pranё. Nё atё takim, me djalin e mikut tim dhe profesorin e vajzёs sime unё shfrytёzova rastin pёr t’i bёrё njё pёrmbledhje tё shpejtё tё punёve emergjente dhe nga duhet ta fillonte… I tregova pёr ndёrtimet mbi Lanё. I thashё qё tani ёshtё koha. Ishte koha pёr tё parё njё Edi ndryshe.

Gjatё asaj bisede tё shkurtёr mё ra supeve disa herё, miqёsisht, si tё ishte njё premtim solemn, se do tё bёheshin gjёra edhe mё tё mёdha. Mirёpo, pas disa ditёve gjёja mё e madhe u bё me mua dhe me 72 punonjёs bashkie tё tjerё… Mё shpejt se prishja e ndёrtimeve mbi Lanё u bё shkarkimi i 72 punonjёsve tё vjetёr tё bashkisё, midis tё cilёve isha dhe unё, sё bashku me mbylljen pёrfundimtare tё asaj gazete.

Nuk mё bёri pёrshtypje tё madhe pasi kisha dёgjuar qё Edi nuk i do gazetat. Kjo ide m’u pёrforcua kur ai mbylli tё vetmen gazetё tradicionale tё Partisё sё tij “Zёri i popullit”

Ato ditё takova mikun tim tё vjetёr, profesor Artan Fugёn, i cili kishte pasur miqёsi me Edin gjatё viteve qё Rama jetonte nё Paris. I erdhi keq pёr pushimin tim. Nuk e priste: “Nga Edi Rama, mё tha,- mund tё presёsh tё mirёn mё tё madhe, por dhe tё keqen mё tё madhe”.

Kanё kaluar tetёmbёdhjetё vjet nga ajo kohё dhe mua ende nuk mё hiqen nga mendja ulёrimat e zonjave tё pushuara nga puna, nё korridoret e bashkisё, tё cilёt sipas tij, ishin tё gjithё demokrate. E qё ai, ekstremisti i djathtё i ditёve tё dhjetorit, i konvertuar nё tё majtёn socialiste ishte mbushur me urrejtje ndaj tё djathtёve, aq sa tё pyeste shefin e burimeve njerёzove: ”Pa shih, mos ka mbetur akoma ndonjё nga ata tё Brojkёs…”

Koha e gjatё si kryetar bashkie i dha mundёsi Edi Ramёs pёr tё ngritur figurёn e tij mbi tё gjithё ekipin drejtues tё Partisё Socialiste. Kryetarёt e bashkive tё qyteteve tё mёdha janё kurdoherё dhe potencialisht kandidatё pёr lider partish. Koha nё bashki i shёrbeu dhe pёr tё kuruar imazhin e vet, pёr tё bёrё karrierё e pasuri, dhe nё njё synim afatgjatё, pёr t’u ngjitur nё postin e kryeministrit tё Shqipёrisё… Kundёrshtari potencial i ditёve tё para tё dhjetorit, nё karrierёn e vet, do ta ndiqte hap pas hapi dhe kёmbё kёmbёs kundёrshtarin e vet, Sali Berishёn, madje dhe do ta imitonte atё, gjersa nё qershor tё vitit 2013 beteja 20 vjeçare do tё kurorёzohej me fitoren e tij.

Nё ditёt e para tё fitores sё tij, Edi Rama edhe pse i pёrmbajtur nё mllefet e tij tё vjetra, e stigmamtizonte kundёrshtarin e vet politik si njё plak dhe shpellar, duke i kujtuar epёrsinё e moshёs dhe tironsin e kohёs.… Ç’ёshtё e vёrteta, nё dyluftimin midis tyre, ka pasur shumё zigzage, madje dhe afrime pёrmes emisarёve tё vet, dhe pika takimi nё drejtimin e partive respektive, por asnjёherё dhe nё asnjё kohё asnjeri prej tyre nuk ka treguar epёrsinё prej xhentilmeni pёr t’i shtirё dorёn e armёpushimit. Ky ёshtё ende njё problem serioz pёr vendin, pasi kemi tё bёjmё me dy liderё qё pёrfaqёsojnё dy parti rivale e qё, duke e ditur qё tek ne partitё janё thjesht vullneti i liderёve, populli ka kohё qё pret qё ata tё ulen mё sё fundi nё njё tryezё e tё zgjidhin disa probleme qё kanё tё bёjnё me tё ardhmen e vendit.

Duke bёrё njё bilanc tё fyerjeve tё tyre tё ndёrsjella, ndёr vite, them me bindje qё Berisha ia kalon si sasi kundёrshtarit tё vet, por edhe Rama nuk qёndron pas. Fyerjet e Ramёs janё mё artistike mё tё hidhura dhe mё cilёsore.

Nё vende tё pazhvilluara ekonomikisht dhe nё periudha tё tilla, tё gjata tranzicioni, lider tё tillё si Berisha dhe Rama jo vetёm pёrligjen, por edhe pёlqehen nga elektorati, pёr sa kohё qё prokuroritё, gjykatat dhe kontrolli shtetёror do tё jenё inakitvё, tё korruptuar dhe tё varur nga pushteti qendror. Asnjeri as tjetri nuk mund ta pёrjashtojё dot rivalin e vet. Superioriteti do tё tregohej nё se njeri prej tyre do t’i zgjaste i pari dorёn e pajtimit.

Nё fillimet e karrierёs sё vet Edi Rama gjeti njё parti me njё elektorat tё madh, nё qendёr dhe nё zonat rurale, ndaj atij nuk i duhej shumё punё. Ju desh punё pёr t’i mbyllur gazetёn tradicionale, “Zёri i Popullit, pёr tё larguar nga drejtimi kuadrot e stazhionuara e pёr t’i zёvendёsuar ata me femra tё bindura, dhe pёr ta ngjyer flamurin e socialistёve me ngjyrёn mavi. Me kёtё flamur dhe nё aleancё me L.S.I-sё Edi Rama nё zgjedhjet e 13-tёs, ia mbёrriti tё ulet nё kolltukun kryeministror. Mirёpo, fitorja e dytё paksa e dyshimtё, vazhdon t’i ngjajё pak a shumё fitores sё Pirros.

Tashmё dhe premtimet me sloganin “Na jepni timonin” dhe ato “njё milion shuplakat” janё ezauruar, pёr shkak tё mosrealizimit tё premtimeve tё dhёna.

Siç doli nga ngjarjet e vitit tё kaluar entuziazmin e fitores do ta zbehnin shumё shpejt parcelat e kanabisit dhe disa deputetё tё lidhur me krimin.
Sidoqoftё, ndryshe nga liderёt e tjerё partiakё, Rama, e njeh mirё artin e fjalёs dhe efektet e saj. Ai ёshtё pikёsёpari njё intelektual me imazh qytetar, i plotёsuar, me kulturё, me ide, me performancё, me vizion, me ambicie dhe me teknikё ligjёrimi. Mjeshtёr i pёrdorimit tё fjalёve me efekt.

Udhёheqёs populist qё e dominon elektoratin e vet duke pёrdorur mjeshtёrisht antitezёn dhe sarkazmin, batutёn dhe kundёr batutёn, hiperbolёn dhe humorin, kulturёn dhe thjeshtёsinё, mbi tё gjitha, duke pёrdorur kontrastin, midis tё kaluarёs blozё tё kundёrshtarit dhe perspektives rozё tё partisё sё tij. Me Edi Ramёn do ta ketё tё vёshtirё çdo kundёrshtar politik pёr t’iu kundёrvёnё cilёsive tё tij aktoreske.

Pas largimit tё Berishёs nga drejtimi politik, çdo kundёrshtar tjetёr qё do tё vijё do ta ketё tё vёshtirё tё pёrballet me oratorinё e tij dhe me cilёsitё aktoreske…Megjithatё, midis liderёve, Berisha-Rama, ka njё ndryshim esencial. Berisha krijon nё elektorat besim dhe atmosferё entuziaste, ndёrsa Ramёs i intereson tё shpёrfaq para elektoratit njeriun e tyre, tё thjeshtin, popullorin, intelektualin, properёndimorin, vizionarin prej bёmave tё tё cilit “nuk kemi parё gjё akoma”.

Rama ёshtё njё lider origjinal, me zigzaget e veta, hera-herёs qёndron me kёmbё nё tokё, dhe u kthehet pasioneve tё rinisё, si piktor modernist ose duke bёrё nё kosha politike. Rama ёshtё origjinal dhe nё veshje, dhe nё sjellje, ёshtё origjinal nё kthesat e papritura, ёshtё origjinal nё zgjedhjen e ekipit femёror dhe ёshtё origjinal nё mbrojtjen e ekipit tё tij dhe kur i gjen me faje.

Pёr sa i pёrket performancёs qё ai ka krijuar nё raport me liderёt europianё dhe botёrore, ёshtё rasti i parё qё Shqipёria prezantohet denjёsisht, me njё figurё imponuese dhe spektakolare nё tё gjitha aspektet. Performanca e tij qёndron denjёsisht pёrkrah figurave tё liderёve tё shteteve tё mёdha. Ai krijon pёrshtypjen e njё Trampi shqiptar.

Nё kёto 16 vjet tё jetёs sё tij politike Edi Rama ka lozur njё rol aktiv. si kryetar Bashkie dhe si kryeministёr duke e diktuar me vullnet tё hekurt ekonominё dhe politikёn e vendit, duke zbukuruar sheshet e qyteteve dhe duke e çuar mё pёrpara aksionin e lёnё pёrgjysmё tё asfaltimit tё rrugёve…
A do tё ketё zbritje Edi Rama? A ka filluar zbritja?

Çdo lindje ka pas vdekjen e vet dhe çdo ngjitje ka pas zbritjen e vet. Nё rastin e Ramёs mendoj se nuk do funksionojё shprehja e Mao Ce Dun-iste “sa mё lart tё ngrihesh aq mё shumё vritesh kur bie”, pasi duket si i pёrgatitur pёr njё kohё paskryeministrore.

Edi Ramёs, nuk i bёn pёrshtypje zbritja, pasi ajo do ta kthejё sёrish nё jetёn e vet, tё lirё, prej artisti. Mirёpo, ai e ka pёrsёritur disa herё edhe vet, se : “Unё do tё ik, kur tё dua vet,”

Pas njёzet vjet eksperience nё politikё, dhe nё takimet e shumta me personalitete botёrore, ai ka krijuar njё pёrvojё tё bollshme, e cila e detyron atё tё qёndrojё akoma nё tё detyrё pёr tё realizuar idetё e parealizuara.

Edi Rama ka njё ambicie shembullore pёr tё bёrё gjёra tё mёdha, ndaj nё ditёt qё vijnё pritet tё bёjё, sipas Fugёs” “tё mirёn mё tё madhe … ose tё keqen mё tё madhe.”

Edi Rama bёn pjesё nё liderёt e fortё, dhe shqiptari nё mentalitetin e vet, nё tё gjitha kohёt, ka kёrkuar njeriun e fortё.

Do vijё njё kohё, sado e largёt qoftё ajo, qё populli shqiptar do ta ndryshojё konceptin pёr “tё fortin”, do ta kёrkojё ndryshe udhёheqёsin e vet, ashtu siç i erdhi ajo kohё Gjermanisё naziste tё Hitlerit, e cila pranoi ta udhёheqё pёr katёr legjislatura njё grua e qetё, e shtruar dhe e mençur si Angela Merkel.

A ka ardhur koha qё fenomeni Rama ashtu si fenomeni Blushi, tё quhet “mision acompli”? Le tё jemi tё vёrtetё nё kёtё pikё. Jo vetёm opozita, por ka arsye tё shumta, objektive dhe subjektive qё e kёrkojnё largimin e tij…. Janё varfёria e korrupsioni, ekonomia e pazhvilluar, pagat dhe pensione e ulta, papunёsia, emigracioni…Ёshtё lidhja zyrtarёve shtetёrorё me persona tё inkriminuar, janё premtimet e parealizuara… ёshtё populli qё kёrkon ndryshime, mirёpo, tё gjitha kёto janё fenomene tё shpjeguara tё vetё sistemit kapitalist tё cilin e pritёm me brohorima.

Duke menduar se njё ditё dhe kryeministri ynё artist do tё kthehet nё identitet, mё jepet rasti t’i kujtoja se shumё pak ka bёrё pёr komunitetin e shkrimtarёve dhe artistёve nga i cili ka dalё. Arti dhe kultura, i dashur kryeministёr, shkojnё paralelisht me zhvillimin e vendit. Nёse nuk bёn gjё pёr kёtё komunitet sa kohё je nё atё post, njё ditё do ta ndjesh veten fajtor. Ende kohё, pёr tё bёrё diçka pёr art-kulturёn. Kёshtu do tё mbetesh nё histori, siç do tё mbetesh, pёr kthimin nё identitet tё bulevardit pёrgjatё Lanёs. Unё kam pritur qё Rilindja e tij ta rilindte dhe Lidhjen e Shkrimtarёve dhe Artistёve.
Kryeministrit nё detyrё mund t’i bёhen shumё kёrkesa formale, tё realiziueshme dhe tё parealizueshme as pёr kryeministrat qё do tё vijnё, bie fjala t’i kёrkohet zbutja e menjёhershme e varfёrisё dhe zhvillimi i menjёhershёm bujqёsor e blegtoral, lufta e menjёhershme ndaj korrupsionit dhe rritja e menjёhershme e pagave dhe pensioneve, por, ”kёtё gjё e di dhe bufi” qё tё gjitha kёto, do tё mbeten premtime afatgjata tё çdo politikani.
* * *
Edi Rama i ka realizuar tё gjitha ambiciet e tij pёr pasurim pёr lavdi dhe pёr pushtet. ”Tashita kur mbёrriti nё majё,- thotё njё shprehje popullore kineze,-ndjeu mjerimin e zbritjes.” Mjerimi i zbritjes ёshtё njё ligj natyror.
Unё kam pasur dhe kam vёrejtje pёr drejtimin e Ramёs, por, ruaj njё simpati tё hershme, duke ia njohur vlerat dhe duke shpresuar te kthesat e tij tё paparashikueshme.

Ditёt qё vijnё parashikojnё pёr tё dy partitё kryesore njё mot tё ftohtё. Tavolina e pёrbashkёt e dy partive do tё ishte zgjidhja.
Ёshtё koha pёr tё parё njё Edi Rama ndryshe. Njё Edi, i cili jo vetёm duhet ta dёgjojё opozitёn, por edhe duhet ta vlerёsojё mendimin e saj dhe ta pranojё si njё partnere tё denjё pёr tё bashkёpunuar me çdo çmim, pёr interesin e popullit. Kjo ёshtё dёshira e popullit. Kjo ёshtё dhe dёshira e ndёrkombёtarёve.