“Meta s’ka shpëtim, dekreton Sandër Lleshajn Ministër të Brendshëm” – ERTV

“Meta s’ka shpëtim, dekreton Sandër Lleshajn Ministër të Brendshëm”

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrёmjen e sё martёs nё emisionin “Repolitix, ku kreu i qeverisё komentoi mosdekretimin nga presidenti Ilir Meta tё propozimit tё tij pёr tё emёruar Gjeneral Sandёr Lleshajn si ministёr tё Brendshёm.

Rama tha se shpresonte qё presidenti Ilir Meta tё mos ndikohej nё qёndrimet e tij nga trazirat morale dhe psikologjike qё po kalon opozita.

“Ёshtё njё arsye qё s’di si ta quaj…uroj qё realisht Meta tё ketё shqetёsimin qё ka shprehur dhe tё mos jetё viktimё e trazirёs morale e psikologjike e opozitёs qё mund tё ketё influencё mbi tё, pёr tё patur njё rol destruktiv. E kam thёnё dhe nё parlament, pёr sa kohё qё s’kam argument pёr kёtё, me ҁёshtjen ёshtё aktiv, s’ёshtё aktiv, e zgjidhim”, tha kryeministri Rama.

Rama tha se Meta ka dy alternativa pёr tё mbёrritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt, ndёrsa shtoi se kreu i shtetit do hedhё firmёn mbi propozimin e tij, pasi nuk ka arsye konkrete pёr ta refuzuar sёrish.

“Presidentit i ёshtё dhёnё mundёsia tё kёrkojё tёrheqjen e Sandёr Lleshajt nga ҁdo lloj statusi publik. Ose nёse nuk pajtohet me tё, do tё ushtrojё si president ҁdo kompetencё pёr ta ҁdekretuar Sandёr Lleshin dhe pёr t’a dekretuar sёrish. Njё ushtarak aktiv, s’mund tё ushtrojё detyrёn e ministrit, por fare mirё tёrhiqet nga statusi i tij, nё momentin kur vendoset si ministër. I kemi dhёnё mundёsinё tё zgjedhё ҁfarё tё dojё. Nё tё dyja rastet, kёto tё dyja ҁojnё tek dekretimi i ministrit tё Brendshёm. Kam besim se presidenti do tё arrijё nё pёrfundimin e duhur. Ajo qё ndodhi me vendimin e tij pёr tё mos marrё vendim, do tё kalojё dhe presidenti do e dekretojё ministrin e Brendshёm”, u shpreh Edi Rama.

Rama foli edhe pёr takimin me Metёn pёr dekretin e ministrit tё ri. Kreu i qeverisё theksoi se arsyet e Metёs pёr tё hezituar nuk i ishin dukur bindёse.