Tërmet në Burrel, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë – ERTV

Tërmet në Burrel, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Lëkundje të lehta tërmeti kanë goditur pasditen e kësaj të enjteje, rreth orës 17:24, zonën veri/verilindore të Shqipërisë.

Ato kanë qenë të magnitudës 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e kanë pasur 9 km në verilindje të Burrelit, me thellësi 2 km nën tokë.

Tërmeti, duke qenë se ka qenë vetëm 31 km larg Peshkopisë dhe 44 km larg Tiranës, është ndierë shumë pak edhe në këto qytete, por nuk raportohet për dëme, për shkak të shkallës së vogël të lëkundjes.