Anglia i jep lamtumirën Rooneyt me fitore – ERTV

Anglia i jep lamtumirën Rooneyt me fitore

Edhe Anglia mori një fitore të pastër 3-0, në miqësoren e luajtur në “Wembley” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidë që tërhoqi vëmendjen për faktin se ishte e fundit e sulmuesit Wayne Rooney, me fanellën e “tre luanëve”.

Lingard, Alexander-Arnold dhe Wilson shënuan për anglezët, ndërsa Rooney u aktivizua në minutën e 58’ sot, për të shënuar edhe ndeshjen e 120-ë me përfaqësuesen, që e rendit të dytin me më shumë takime me fanellën e “tre luanëve”.