Euro rritet, dollari bie – ERTV

Euro rritet, dollari bie

Monedha e përbashkët fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo avancoi me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.1334 euro për dollarë amerikanë.

Dollari amerikan humbi pikë jo vetëm ndaj euros por edhe ndaj jenit, ku ky i fundit avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 113.47 jen për dollarë amerikanë.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se një javë.