Gjermania “shkrin akullin rus” për 45 minuta – ERTV

Gjermania “shkrin akullin rus” për 45 minuta

Gjermania çoi sinjale rikthimi, teksa pas dy humbjesh radhazi në Ligën e Kombeve, arriti të “shkrijë” Rusinë në vetëm 45 minuta, në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme në “Red Bull Arena” të Leipzigut.

Të besuarit e trajnerit Low zhvilluan një 45-minutësh të parë magjik, duke bërë gjithçka në mënyrë perfekte dhe duke arritur të dërgojnë plot 3 herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri rus Lunev.

Leroy Sane hapi serinë e golave për “Panzerat” në minutën e 8’, ndërsa Sule në të 25-ën dhe Gnabry në të 40-ën, vulosën rezultatin 3-0, që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën që sinjalizoi fundin e takimit.