

Kroacia mori hak ndaj Spanjës për atë humbje poshtëruese 6-0 në Elche, në muajin shtator, teksa mbrëmjen e sotme arriti të triumfojë ndaj iberikëve, me rezultatin 3-2, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.
Të ndihmuar nga entuziazmi i stadiumit “Maksimir”, ballkanasit patën kontrollin e lojës, duke vënë në vështirësi iberikët, që nga ana e tyre, nuk arritën të dalin për asnjë moment në lojën e tyre.
Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me Kroacinë që kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Kramariç dhe më pas me Jedvaj, por spanjollët rikthyen baraspeshën fillimisht me Ceballos dhe më pas me Sergio Ramos, që shënoi me 11- metërsh.
Gjithsesi Kroacia arriti të marrë fitoren me golin e shënuar në minutën e tretë shtesë, që pati si protagonist sërish mbrojtësin Jedvaj, i cili kompletoi dopietën e tij, duke qenë padiskutim heroi i këtij takimi.
Tashmë vendi i parë në grup do të vendoset 3 ditë më vonë në “Wembley”, ku Anglia do të presë Kroacinë, ndërsa Spanja e ka mbyllur edicionin e saj dhe lutet për një barazim në Londër, që të mund të mbajë vendin e parë të renditjes.
Belgjika mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Islandën, duke u konfirmuar në krye të grupit me 9 pikë të plota, pas 3 takimesh, ndërsa sot heroi i takimit ishte Mitchy Batshuayi, që shënoi të dy golat e ndeshjes.
Në sfidat e tjera, Austria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Bosnjës, ndërsa Greqia mposhti minimalisht 1-0 Finlandën dhe Hungaria triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Estonisë, në Budapest.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.