

Prej disa ditësh tashmë, Partia Demokratike akuzon se “xhuxhi” që përmendet në përgjimet e nxjerra nga Prokuroria është kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit i ka mohuar me forcë akuzat se bëhet fjalë për të.
Por si qëndron e vërteta?!
Pak ditë më parë në studion e “Top Talk” në “Top Channel” gazetari Artan Hoxha deklaronte se përmasat dhe posti i “xhuxhit” përkon edhe me drejtues, e ish-drejtues të tjerë të pushtetit lokal në vend.
“Do të ketë arrestime të tjera. Grupi i hetimit po punon për identifikimin e “Xhuxhit”. Nisur nga përmasat fizike, ka disa drejtues dhe ish-lokalë që i përmbushin kushtin për të qenë “xhuxhi”, u shpreh Artan Hoxha duke shtuar se “Skema ka qenë shumë më e ndërlikuar se sa e njohim ne. Në vijimësi do të ketë arrestime të tjera”.
Pra, Hoxha aludoi se bëhet fjalë për një tjetër funksionar të lartë të pushtetit lokal, ose më saktë ai këmbëngul në një ish-drejtues lokal.
E duke u nisur nga fjalët e tij, dyshimet shkojnë tek një ish-kryebashkiak socialist, i cili përmbush kushtin për përmasat e postin e kryebashkiakut, sipas Hoxhës.
Bëhet fjalë për Elvis Roshin, por duhet pritur edhe pak kohë derisa Prokuroria e Krimeve të Rënda të grumbullojë të gjitha provat që faktojnë dyshimin e lindur.
E kur provat e grumbulluara do të tregojnë se kush është “Xhuxhi”, atëherë do të lëshohet edhe fletë-arresti, qoftë ai Roshi, Dako, apo kushdo kryebashkiak i korruptuar.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Skandali i “Byzylykëve” 1.5 milion euro. Pse SPAK-u duhet të hapë dosjen për Lorenc Dybelin dhe Ermal Beqirin?
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.