Moti i keq, në Kapshticë s’lejohen të kalojnë autobusët – ERTV

Moti i keq, në Kapshticë s’lejohen të kalojnë autobusët

Autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, kanë vendosur që të mos lejojnë kalimin e mjeteve të rënda, përfshirë autobusët për shkak të motit të keq.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të transportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë kufitare të Kapshticës.

Më tej bëhet me dije se do të lejohet kalimi i mjeteve më të vogla, por vetëm nëse janë të pajisur me zinxhirë, për të evituar aksidente të mundshme.

Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.