Premtimi i mbajtur, shtëpi e re dhe punësim për familjen Koçi – ERTV

Premtimi i mbajtur, shtëpi e re dhe punësim për familjen Koçi

Në familjen e Ilir Koçit në Marikaj të Vorës po kthehet shpresa tek e nesërmja.

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në këtë familje (20 tetor), e cila jetonte në varfëri ekstreme, tashmë është realizuar punësimi i kryefamiljarit në një firmë ndërtimi.

Po ashtu, banesa e kësaj familje po rindërtohet nga e para, ashtu siç edhe premtoi Kryeministri Rama, gjatë vizitës në këtë familje.

“Mirëmëngjes dhe me familjen e Ilirit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja dhe shtëpia e tij e re ka filluar të ngrihet, ju uroj një të diel të qetë”, tha Rama.

Përveç mbështetjes për familjen Koçi, Rama nënvizoi se qeveria ka në plan ndërtimin e një qendre të madhe për mbështetjen e personave në nevojë.