Integrimi në BE, Rama në Vjenë: Do i tejkalojmë problemet – ERTV

Integrimi në BE, Rama në Vjenë: Do i tejkalojmë problemet

Në forumin “Ekonomia takohet me politikën”, kryeministri Rama ka deklaruar se së bashku me partnerët ndërkombëtarë Shqipëria është e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal. Në krah të kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe komisionarit të zgjerimit Johanes Hahn, kreu i qeverisë shtoi se rajoni po përballet me sfida të bashkëpunimit.

“Jam i sigurt se do të tejkalojmë problemet, dhe t’i japim qytetarëve tanë çfarë meritojnë, – tha Rama. – Asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë”.

Rama theksoi se në emër të të gjithë shqiptarëve, “dua t’i shpreh kancelarit Kurzit mirënhohejn time për qasjen e tij të qartë dhe për betejën e vendosur për liberalizimin e vizave të Kosovës”.