

Aventura te Barcelona po kthehet në makth për Ousmane Dembelé. Sipas të përditshmes katalane Sport, sulmuesi francez, i lënë jashtë skuadrës nga Valverde për ndeshjen me Betisin, ka marrë një ultimatum nga drejtuesit e klubit: ose duhet të ndryshojë qëndrim, ose do të përjashtohen nga organika për ndeshjet e ardhshme.
Arsyeja? Trajnerit Valverde, por edhe senatorëve të ekipit, u ka ardhur në majë të hundës nga sjellja e kampionit të botës.
Dembelé, që synohet nga Liverpooli në merkaton dimërore, e ka patur shumë të vështirë për t’u përshtatur me ambientin në kryeqendrën e Katalunjës, ku madje është akuzuar nga qiradhënësi se nuk ka paguar 20 mijë euro qiranë e banesës dhe se ka shkatërruar mobiljet.
Një sjellje vërtet e çuditshme nga futbollisti që i ka kushtuar Barcelonës një shumë të majme parash, pikërisht për të zëvendësuar të larguarin Neymar. Dembele deri në këto momente jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritshmëritë, por është shndërruar një problem më shumë me qëndrimet e tij aspak korrekte.
more recommended stories
Majlinda Kelmendi e pathyeshme edhe në Tel Aviv
Na dha fitoren ndaj Serbisë, avokati tregon çelësin e suksesit
Dy futbollistë të Partizanit drejt Serie A
Nga Italia vjen një lajm që.
Fabregas zhgënjen kuqezinjtë, ‘parkohet’ në Monako
Mesfushori spanjoll Francesk Fabregas ishte kthyer.
Xhaka ‘ndan’ Arsenalin: I shtrenjtë apo i domosdoshëm!
E kërkon Roma, Panucci pranë largimit nga Shqipëria
Pozitat e Eusebio di Franceskos në.
Zyrtare, Man.United i tregon derën Mourinhos, dorëheqje apo shkarkim?!
Jose Mourinho nuk është më trajneri.
Mema qan papërgjegjshmërinë e lojtarëve. Gega: Rëndësi kanë tre pikët
Një fitore 2-1 me përmbysje shijon.
Tiranës s’i bën punë as macja e zezë. Partizani fiton me përmbysje
Një fitore në derbi nuk shijon.
Pirro Dhima: Grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve
Kampioni olimpik dhe Presidenti i Federatës.