Zbardhet lista/ Banorët e Unazës vërshojnë në ARRSH për të marrë shpronësimet – ERTV

Zbardhet lista/ Banorët e Unazës vërshojnë në ARRSH për të marrë shpronësimet

Në një kohë që një pjesë shumë e vogël e banorëve, bllokojnë rrugën, duke shkaktuar një trafik të madh për pjesën tjetër të qytetit, me dhjetëra të tjerë i janë drejtuar ARRSH-së duke nisur procedurat e shpronësimit.

Banorët kanë marrë fillimisht sqarimet e nevojshme dhe më pas kanë nisur menjëherë plotësimin e dokumentacionit që u mundëson atyre shpronësimin e plotë.

Madje, edhe vetë organizatori i protestës Dorjan Protoduari ka dorëzuar te Autoriteti Rrugor Shqiptar letrat për të nisur procedurat e shpronësimit.

Gjatë këtyre ditëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Ata janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacionin e duhur dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.