

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha se i dënuari Kostandin Xhuvani është liruar.
Drejtoria sqaron se në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësore, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407. Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të QSUT Nënë Tereza, ku ka rezultuar me:Anemi(Hb 8mg/dl) dhe Prolaps hemoroidal”.
Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.
Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Po në këtë datë, pas përfundimit të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.
Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.
Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushë Krujë.
Siç sqaron Drejtoria, nga dënimi i dhënë Kostandin Xhuvanit i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet 7 muaj 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënim të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë në IEV Penale Fushë Krujë.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Skandali i “Byzylykëve” 1.5 milion euro. Pse SPAK-u duhet të hapë dosjen për Lorenc Dybelin dhe Ermal Beqirin?
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.