

Plani i menaxhimit të trafikut për fazën e parë të objektit: “rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi shqiponja,”
Drejtimi Shkolla Teknologjike – Sheshit Shqiponja
• Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të ndryshojë.
• Në fazën e parë në të gjithë gjatësinëe segmentit do të punohet në mes të karrexhatës,për rrjedhojërruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi.
• Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do tëvazhdojë me 3 korsi.
• Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi” Rregullimi do të bëhet me semafor.
• Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar)
• Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët : “Tom Plezha” “Aleksandri i Madh”
• Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve.
Drejtimi Sheshi Shqiponja – Shkolla Teknologjike
• Në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës , për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një korsi
• Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 2 korsi minimalisht.
• Bllokohen tre daljet e blloqeve të banimit ndërmjet urës së Lanës dhe Rrugës “Mikel Maruli”
• Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Mikel Maruli” automjetet mund të lëvizin drejt ose të kthehen djathtas, automjetet që vijnë nga rruga “Mikel Maruli” drejt Rrugës “Teodor Keko” kthehen djathtas. Rreth rrotullimi në këtë rrugë nuk do të funksionojë pasi do të punohet, mjetet do te mund të rrotullohen në fund të barrierës trafik ndarëse 70m më poshtë ( në rrethrotullimin e ri provizor që do të ndërtohet) për të hyrë në unazë.
• Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Kristaq Mone” automjetet lëvizin vetëm drejt (do të bllokohet kthimi drejt rrugës “Kristaq Mone”)
• Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Vasil Tromara” automjetet lëvizin drejt ose djathtas
• Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Tom Plezha” automjetet lëvizin vetëm drejt (ndalohet hyrja drejt rrugës “Tom Plezha”). Automjetet që vijnë nga rruga “Tom Plezha” drejt rrugës “Teodor Keko” duhet të kthehen djathtas (do bllokohet kthimi majtas për lëvizjen drejt sheshit Shqiponja)
• Në Rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja do të qarkullohet me 3 korsi kalimi.
• Lëvizja e automjeteve nga Rruga “Dritan Hoxha” & Rruga “Vangjel Noti” në drejtim të Rrugës”Teodor Keko” do të realizohet nëpërmjet nënkalimit te Casa Italia.
Semaforet
Nyjet semaforike në kryqëzimet ekzistuese do vazhdojnë të jenë për arsye të sigurisë rrugore dhe menaxhimit të fluksit të trafikut, duke i riprogramuar dhe optimizuar maksimalisht brënda kushteve që lejon kantieri.
Transportipublik
Itieneraret e linjave të transportit publik, L3-Kashar dhe L13–Tirana e Re do të kenë modifikimet përkatëse që i përshtaten devijimit të fluksit të trafikut.
Ky plan menaxhimi i trafikut do të aplikohet duke siguruar sinjalistikë të nevojshme vertikale por edhe horizontale në përputhje me Manualin e Sinjalizimit Rrugor.
more recommended stories
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Kosova në zgjedhje, Parlamenti shpërndahet me 22 gusht
Pas një seance të tensionuar, kryesia.
Xhelal Mziu gati të lëshojë zyrën, edhe pse…
Xhelal Mziu duket se është gati.
Skenarët e opozitës në 16 shkurt. Basha tur për rrethimin e Kryeministrisë
Kryedemokrati Lulzim Basha i nisi turet.
Integrimi, Melescanu: Mbështesim ftesën për negociatat me Shqipërinë
Lajme nga Berisha: Burgjet ku ligjin e bejne baronet e krimit dhe droges!
Statusi i Berishës
Deputetët kandidatë të bashkive, “ethet” e zëvendësuesve në Parlament
Zgjedhjet lokale të 30 qershorit mund.
Skema e mashtrimit, 18 milionë euro u grabitën me kamarierë
Gjykata e Tiranës la të lirë.
Goditja ndaj evazionit fiskal, Rama: Mos luani me taksat!
Meta: Rama s’ka fuqi t’i bëjë shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Përplasja Rama-Meta ka arritur në një.