

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e së enjtes në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.
“Preja e gishtave të vajzës është vija e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe shtetit”, tha kryeministria, pasi më parë me një postim në Facebook tha se dhuna s’do tolerohet.
Por protestuesit nuk i janë ndarë Ramës as në hyrje të spitalit, ku është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar me protestë.
Kujtojmë se mes të plagosurve nga protesta e sotme para Kuvendi, 12 janë punonjës policie dhe 3 protestues.
Protesta para Kuvendit, policia arreston 11 persona. Dalin EMRAT
Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kanë shoqëruar 11 persona.
Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:
– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;- P. A., 17 vjeç;- Fluturim Goleci, 30 vjeç;- Rruzhdi Daci, 53 vjeç;- Marsel Villari, 28 vjeç;- Erjona Dozhani, 30 vjeç;- Lulzim Dozhani, 45 vjeç;- Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);- Ali Nalic, 35 vjeç;- Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;- Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Del dhe akuzon në emër të qytetarëve, por kush është në të vërtetë Ina Zhupa?!
Të gjithë e njohim Ina Zhupën..
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.