

Është identifikuar dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shpërthyes që i këputi gishtat polices 24 vjeçare dje në protestë. Policja e plagosur tregoi në Top Channel momentin e shpërthimit. Ajo pritet të dërgohet jashtë për kurim. Ndërkohë për aktet e dhunës janë arrestuar 11 persona ndërsa nga nisja e protestës tek Unaza e Re, 60 protestues po ndiqen penalisht.
Përveç 11 të arrestuarve, policia e Tiranës pritet të ndalojë dhe procedojë penalisht edhe persona të tjerë në lidhje me protestën e dhunshme para parlamentit. Mes tyre është identifikuar edhe personi që hodhi kapsollën e fuqishme, nga e cila u dëmtua rëndë në gishta efektivja e repartit “Shqiponja”, Ina Nuka.
Ekspertët kriminalistë kanë konstatuar se shashkat që u përdorën të enjten kishin një përmbajtje shumë të lartë baruti, ndryshe nga mjetet e zakonshme piroteknike. Një verifikim tjetër po kryhet edhe për mënyrën sesi protestuesit i kanë siguruar këto kapsolla që u përdorën dhe hodhën në masë ndaj policisë.
Ndërkohë efektivja Ina Nuka që fatkeqësisht humbi gishtat në krye të detyrës, rrëfeu për emisionin “Open” në Top-Channel momentin e plagosjes.
“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.
Polices së plagosur ju premtua dërgimi në një klinikë më të specializuar jashtë vendit për të rikuperuar demet e shkaktuara në dorë.
Një protestë e ngjashme si ajo e së enjtes, banorët e unazës së re mbajtën edhe para bashkisë së Tiranës javën e kaluar ku gjithashtu disa efektivë të policisë bashkiake mbetën të lënduar. Në këtë protestë u përdor edhe koktejl-molotovi ndërsa 9 persona u proceduan penalisht për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe organizim të tubimeve të paligjshme.
Që prej nisjes së protestave nga banorët e unazës së re rreth 3 javë më parë, në total më shumë se 60 persona janë kallëzuar në prokurori edhe për bllokimin e përditshëm të rrugës me akuzën e pengimit të mjeteve të transportit dhe prishjes së qetësisë publike.
Për protestën e fundit ku mbetën të lënduar 12 efektivë dhe disa protestues edhe avokati i popullit ka nisur një hetim për të parë nëse ka patur tejkalim të kompetencave nga ana e institucioneve.
more recommended stories
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Kosova në zgjedhje, Parlamenti shpërndahet me 22 gusht
Pas një seance të tensionuar, kryesia.
Xhelal Mziu gati të lëshojë zyrën, edhe pse…
Xhelal Mziu duket se është gati.
Skenarët e opozitës në 16 shkurt. Basha tur për rrethimin e Kryeministrisë
Kryedemokrati Lulzim Basha i nisi turet.
Integrimi, Melescanu: Mbështesim ftesën për negociatat me Shqipërinë
Lajme nga Berisha: Burgjet ku ligjin e bejne baronet e krimit dhe droges!
Statusi i Berishës
Deputetët kandidatë të bashkive, “ethet” e zëvendësuesve në Parlament
Zgjedhjet lokale të 30 qershorit mund.
Skema e mashtrimit, 18 milionë euro u grabitën me kamarierë
Gjykata e Tiranës la të lirë.
Goditja ndaj evazionit fiskal, Rama: Mos luani me taksat!
Meta: Rama s’ka fuqi t’i bëjë shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Përplasja Rama-Meta ka arritur në një.