Ish-ministri Tahiri reagon ashpër ndaj Berishës dhe Bashës – ERTV

Ish-ministri Tahiri reagon ashpër ndaj Berishës dhe Bashës

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar ashpër ndaj dhunës së djeshme nga ana e protestuesve në protestën para Kuvendit të ashpër.

Por ai akoma edhe më i ashpër ka qenë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

I pari e quante, “Ndrikull”, Inën 24-vjeçare, e cila në krye të detyrës humbi 4 gishtërinjtë, ndërsa Basha deklaronte se ishte e patrajnuar dhe kapi me dorë fishekzjarin… të cilin vajza e kapi ta hiqte nga qafa, ku nëse do të shpërthente aty, ajo mund të kishte humbur edhe jetën.

Postimi i plotë i Saimir Tahirit:

Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!

Njeri e gjymton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri”.

Ne krahun tend Ina! Sherim te shpejte.

Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroji edhe keta bashke me dhimbjen.

Te jam prane me shpirt!