Shkodër, një person gjendet i pajetë në makinë – ERTV

Shkodër, një person gjendet i pajetë në makinë

Një person është gjetur pa shenja jete në makinën e tij në Shkodër.

Ngjarja është zbuluar pasditen e sotme në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave.

Drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 43 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj Shkodër, është gjendur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK, sqaron policia.

Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore, si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.