Integrimi? Rama: Duhen thënë disa të vërteta – ERTV

Integrimi? Rama: Duhen thënë disa të vërteta

I pyetur nga studioja e “Open” nëse ngadalësimi i procesit të integrimit, është faji i politikës shqiptare dhe kosovare apo faji i Brukselit, kryeministri Rama thekson se nuk është panoramë bardhezi, por është një e vërtetë që duhet thënë.

“Nuk është një panoramë bardhezi, ka disa të vërteta që duhen thënë. Kosova plotësoi të gjitha kushtet për legalizimin. Doli kushti i demarkacionit dhe u tha shprehimisht në mënyrë të përsëritur: Bëni Demarkacionin dhe Vizat janë të hequra. Demarkacioni u bë dhe liberalizimi i vizave nuk ndodhi. Negociata ndërkohë po ecin me Serbinë, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën. Kjo, një politikë e BE për ta mbajtur mirë me Beogradin”, u shpreh Rama.

Ndërsa për ecurinë e Shqipërisë drejt BE, kryeministri thekson se nuk ishin vendet e BE gati që të përballeshim me këtë fakt, e jo Shqipëria.

“Hapja e negociatave me Shqipërinë, jo sepse nuk ishte Shqipëria gati, por se sepse nuk ishte gati KiE dhe disa vende të BE që të përballeshin me këtë fakt”, tha Rama.